Moduli 11 · Platforma, siguria dhe administrimi

Platforma dhe siguria: të drejta, role dhe gjurmë e plotë

Mbi 500 të drejta të veçanta, të grupuara në role, për disa kompani dhe disa vite fiskale. Për çdo dokument ruhet gjurma e plotë.

Përditësuar më

Çelës i futur në bravën e një dere

Disa kompani e vite fiskale, mbi 500 të drejta në role, hyrje në dy hapa dhe gjurmë e plotë për çdo dokument.

12 funksione

Çfarë bën moduli

Të gjitha janë në produkt sot.

  • Të dhënat i azhornojmë në kohë reale, pa u kufizuar vetëm në mbyllje periodike apo vjetore.
  • Punojmë me disa kompani dhe disa vite fiskale, ku secila kompani ka databazën e vet dhe kalimi mes tyre bëhet në çast.
  • Ju japim mbi 500 të drejta të veçanta që i gruponi në role, plus kufizime të dedikuara për përdorues të caktuar.
  • Hyrja bëhet në dy hapa ose me llogari Google, me rifreskim të sigurt të sesionit, bllokim pas tentativave të dështuara dhe rikuperim të fjalëkalimit me email.
  • Ndërfaqen e ofrojmë në shqip dhe në anglisht.
  • Për çdo lloj dokumenti ruajmë draftin, që ta vazhdoni më vonë pa humbur asgjë nga ajo që keni plotësuar.
  • Mbi dokumente bashkëngjitni skedarë, me lidhje shkarkimi të sigurta.
  • Veprimet me volum të madh i procesojmë në sfond dhe ju ndiqni statusin sipas grupit të procesimit.
  • Njoftimet i dërgojmë në kohë reale, pa pasur nevojë të rifreskoni faqen.
  • Për çdo dokument dhe kartelë mbajmë gjurmë të plotë: kush e krijoi, kush e modifikoi dhe kur.
  • Numrat e serisë për çdo lloj dokumenti i konfiguroni me prefiks dhe me numërim të kontrolluar.
  • Ju japim mbi 50 preferenca kompanie që e përshtatin sjelljen e sistemit pa ndërhyrje teknike.

Pyetje

Pyetje të shpeshta

Pyetjet që lidhen me modulin platforma, siguria dhe administrimi.

  • A mund të punoj me disa kompani dhe disa vite fiskale?

    Po. Punoni me disa kompani dhe disa vite fiskale; secila kompani ka databazën e vet dhe kalimi mes tyre bëhet në çast. Në fund të vitit mbyllim vitin fiskal dhe hapim vitin e ri, bashkë me regjistrimin e gjendjeve fillestare.

  • Kush i sheh të dhënat e mia dhe si kontrollohen të drejtat?

    Të dhënat i sheh vetëm kush ka të drejtë. Ju japim mbi 500 të drejta të veçanta që i gruponi në role, plus kufizime të dedikuara për përdorues të caktuar. Hyrja bëhet në dy hapa ose me llogari Google, me bllokim pas tentativave të dështuara, dhe për çdo dokument mbajmë gjurmë se kush e krijoi, kush e modifikoi dhe kur.

Modulet që punojnë bashkë me këtë

Duar që punojnë me makinë llogaritëse pranë një laptopi me tabelë financiare

Kontabiliteti dhe financa

Plan kontabël si pemë dhe si tabelë, mandate arkëtimi e pagese, disa monedha dhe skema postimi që regjistrojnë vetë.

Të gjitha funksionalitetet Devi, asistenti me inteligjencë artificiale Kërkoni një demo për këtë modul

Shikoni devBooks me të dhëna si tuajat

Ju tregojmë sistemin në një demo të shkurtër, mbi proceset e biznesit tuaj: kontabilitetin, faturat nga SelfCare, magazinën dhe raportet që ju duhen.

Kërko një Demo Falas

ose telefononi në ose shkruani në